Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se po shet patenta shoferi për qytetarë në këmbim të 1000 eurove.
Ekipi i emisionit investigativ Kiks Kosova ka takuar zyrtarin në fjalë, i cili i ka takuar të njëjtit në zyrën e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, afër Stacionit të Autobusëve.
Në këtë takim KIKS-i po priste të diskutohej më shumë rreth kompletimit të dokumenteve dhe vendosjes së autoshkollës që mund ta kryejë këtë punë përmes ndërmjetësimit të zyrtarit të Ministrisë.
Duket se zyrtari i ministrisë ka të caktuara autoshkollat me të cilat bashkëpunon. Ai tha se do ta caktojë vetë autoshkollën dhe nuk ka pse të shqetësohet askush.
Skema dukej e mirëorganizuar.
Takimi u la për një ditë më pas. KIKS-i ishte aty sërish, i përgatitur.
Ata u takuan në një kafene për të diskutuar më shumë, kësaj here edhe me pronarin e autoshkollës që do ta kryente procesin.
KIKS-i prapë u kthye në tavolinë me A.T për t’u marrë vesh për çmimin, meqë kjo ishte edhe procedura e fundit e marrëveshjes përpara së të kompletohej dokumentacioni për regjistrimin e lejes së vozitjes.
Tashmë A.T. dukej i informuar plotësisht për kërkesat e ekipit, por shqetësimi i tij ishte rreziku për arrestim.
Pas këtij momenti, KIKS Kosova ndërpreu kontaktin me këta individë, pasi misioni për të zbuluar dallaveret me patenta shoferi ishte përmbushur.
Zyrtari A.T., tashmë një emër i njohur për redaksinë, u zbulua se kishte lidhje direkte me autoshkollat që pranojnë para për dhënien e patentë shoferëve, duke përfshirë shuma të majme dhe përjashtime nga testet.
Ndiqeni kronikën në vijim:
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…