LAJME

“Patjetër që kam bërë botox”, Kryemadhi mbi 5 orë në pyetje: Ndahemi në qëndrime me Metën për SPAK

Për herë të parë, Monika Kryemadhi pranoi të ketë bërë botoks, por mohoi ndërhyrjet estetike. Pas qëndrimit në SPAK për mbi 5 orë ku u mor në pyetje lidhur me hetimin pasuror të nisur ndaj saj, Monika Kryemadhi tha se nuk ka bërë ndërhyrje estetike, por vetëm mirëmbajtje si çdo person tjetër që kujdeset për veten. Sipas saj, padia në SPAK është politike, për shkak të denoncimit që ajo ka bërë për inceneratorin e Tiranës.

“Lobimi, hetimi pasuror i Monika Kryemadhit, operacionet plastike që flasin nëpër televizione janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Çdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni jo si person nën hetim. Patjetër që botoks kam bërë si të gjitha gratë dhe si gjithë burrat”, pohoi ajo.

Kryemadhi tha se ndahet në qëndrime me Ilir Metën sa u takon akuzave për Prokurorinë e Posaçme.

“I qëndroj çdo deklarate time lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë e punojmë pavarësisht problematikave. Nuk do të isha ndër deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorin. Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike, nuk është me prokurorët. Ndahemi (me Ilir Metën). Unë jam një e paditur nga Erjon Veliaj dhe beteja ime është me opinionin publik”.

Sipas saj, padia e dorëzuar në SPAK është bërë nga dy ushtarë të bindur të Veliajt.

“Padia që është dorëzuar në SPAK kundër Kryemadhit nga dy ushtarët e bindur të Erjon Veliajt është paditur mamaja ime dhe fëmijët e mi. Le të ma marrin celularin, ka vetëm gjëra të bukura dhe fjalë të mira celulari im”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago