Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një grua e mbyllur në shtëpi se bashku me foshnjën e saj tetë muajshe.
Rasti ka ndodhur dje në Pejë, ndërsa gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës se një viktimë është duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë shtëpie, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër kosovare me foshnjën e saj tetë muajsh. Viktima është dërguar për tretman mjekësor , dhe pas pranimit të tretmanit mjekësorë është dërguar tek familja e saj”, njoftoj policia.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar fishekë si dhe mjet që dyshohet se është përdorur për bluarjen e narkotikeve.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë cal-9×19 mm, dhe një mjet i cili dyshohet se shërben për bluarjen e substancave narkotike. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.