LAJME

Për 4.6 sekonda, aeroplani i “Singapore Airlines” ra 55 metra

Hetimet preliminare për turbulencat që goditën fluturimin e “Singapore Airlines” të martën e kaluar tregojnë se aeroplani ra rreth 55 metra për 4.6 sekonda, shkruan BBC të mërkurën.

Një pasagjer britanik vdiq dhe dhjetëra të tjerë u lënduar kur aeroplani i linjës Londër-Singapor u përball me turbulencat mbi Birmani dhe iu desh të bënte ulje emergjente në Tajlandë.

Sipas raportit të hetuesve nga Singapori, ndryshimet e shpejta në forcën gravitacionale (G) shkaktuan rënien nga lartësia dhe të lënduarit ishin kryesisht ata që nuk e kishin rripin e sigurimit.

“Singapore Airlines” ka thënë se po bashkëpunon me hetuesit dhe po mbështet pasagjerët dhe ekuipazhin, duke përfshirë shpenzimet mjekësore dhe spitalore.

Gjetjet paraprake të Byrosë së Hetimit të Sigurisë së Transportit (TSIB) thanë se fluturimi funksionoi normalisht derisa fluturoi mbi një zonë të “zhvillimit të aktivitetit konvektiv” ndërsa kalonte mbi jug të Birmanisë në lartësi ajrore 11.300 metra.

“Ndryshimet e shpejta në forcën gravitacionale që zgjati 4.6 sekonda rezultuan në rënie të lartësisë prej 54 metrave. Kjo sekuencë shkaktoi lëndime tek ekuipazhi dhe pasagjerët. Pasi pilotët u informuan se kishte pasagjerë të lënduar, u mor vendimi që të ketë ulje emergjente në Bangkok”, thuhet në raport.

Siç thotë raporti, aeroplani nuk hasi në ndonjë problem tjetër që pasi kaloi turbulencat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago