Megjithëse Uashingtoni është aleati më i ngushtë i Gjermanisë, besimi publik tek SHBA ka pësuar goditje të ndjeshme që nga koha e Donald Trumpit, sipas një sondazhi të institutit YouGov. Gjermanët janë pyetur, se kush është më i rrezikshëm – diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, presidenti kinez, Xi Jinping, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khomenei apo presidenti amerikan, Donald Trump? 41% e të anketuarve përgjigjen, se Donald Trump është më i rrezikshëm se krerët e tjerë.
Në vendin e dytë ata rendisinn diktatorin koreanoverior, Kim, 17% e shohin atë të rrezikshëm për paqen. Më pas vjen Putini dhe Khomenei me 8%. Për nga rrezikshmëria renditet në fund presidenti kinez Xi me 7%. Në këtë anketim të YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve morën pjesë më shumë se 2000 vetë.
Një sondazh i ngjashëm i You Gov u zhvillua vitin e kaluar në korrik, aty ishin 48% e gjermanëve që e mbanin Trump më të rrezikshëm, se Kim dhe Putin. Ky sondazh nuk përfshinte krerët e Iranit dhe Kinës.
Macron gëzon më shumë besim se Merkel
Një sondazh tjetër i grupit mediatik, “Funke Mediengruppe” i kryer nga Instituti Kantar nxjerr në pah, se gjermanët i besojnë më shumë presidentit francez, Emmanuel Macron se kancelares Merkel. 53% e të anketuarve thanë, se besimi i tyre tek Merkel është “përafërsisht i madh”, 44% kanë “pak besim” tek Merkel. Ndërsa për presidentin Macron 57% përgjigjen pozitivisht, vetëm 32% e vlerësojnë atë negativisht.
Edhe pesë krerë të tjerë shtetesh morën vlerësime negative. Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, tek i cili 33% e gjermanëve kanë pak a shumë besim dhe 41% pak besim. I katërti renditet Putin, që gëzon vlera më të mira sondazhi, (26% kanë besim 67% shumë pak besim) madje se kryeministri britanik, Boris Johnson (12 kundrejt 71%) dhe presidenti turk, Erdogan. Edhe në këtë sondazh presidenti amerikan, Trump renditet i fundit. 6% i besojnë shumë atij, kurse 89% e të pyeturve kanë shumë pak besim, duke e kategorizuar Trump si liderin botëror me shumë më pak besim. Instituti Kantar ka pyetur 1014 persona në një sondazh përfaqësues nga 12-19 dhjetor.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…