FOTO&VIDEO

Për herë të parë ndonjëherë në Izrael do të realizohet transplanti i palcës kurrizore

Izraeli po përgatitet ta kryejë implantin e parë të palcës kurrizore njerëzore në botë, duke përdorur qelizat e vetë pacientit, përparim ky mjekësor që mund t’ua lejojë pacientëve të paralizuar të qëndrojnë në këmbë si dhe të ecin përsëri, kanë njoftuar të mërkurën nga Universiteti i Tel-Avivit. 

Ndërhyrja kirurgjike, e cila pritet të realizohet në muajt e ardhshëm, shënon moment historik në fushën e mjekësisë rigjeneruese.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 15 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me dëmtime të palcës kurrizore, shumica prej të cilave ndodhin si rezultat i rënieve, aksidenteve rrugore dhe dhunës, ka shkruar The Jerusalem Post.

Aktualisht, dëmtimet e palcës kurrizore nuk mund të shërohen plotësisht, kështu që trajtimi përqendrohet në stabilizimin e pacientit, parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme dhe maksimizimin e funksionit të trupit.

Kujdesi emergjent shpeshherë përfshin imobilizimin e shtyllës kurrizore, zvogëlimin e inflamacionit dhe ndonjëherë kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjike për t’i riparuar frakturat ose për ta lehtësuar presionin.

Rehabilitimi përfshin terapi fizike, si dhe pajisje ndihmëse si karrige me rrota dhe aparate ortodontike.
Teksa po eksplorohen terapitë eksperimentale – duke përfshirë qelizat burimore dhe pajisjet robotike – ende nuk ka ndonjë trajtim që mund ta rikthejë në mënyrë të besueshme funksionin e plotë të palcës kurrizore.

Lëndimet e palcës kurrizore janë një nga të paktat lëndime njerëzore ku trupi nuk mund të shërohet natyrshëm, përderisa struktura e indit është në vetvete e ndërlikuar dhe jashtëzakonisht e ndieshme.

“Palca kurrizore transmeton sinjale elektrike nga truri në të gjitha pjesët e trupit. Kur ajo dëmtohet nga trauma – si për shembull prej aksidentit me makinë, rënies ose një dëmtimi në betejë – zinxhiri këputet. Mendoni për një kabllo elektrike që është prerë: kur dy skajet nuk preken më, sinjali nuk mund të kalojë dhe pacienti mbetet i paralizuar”, ka shpjeguar Tal Dvir, kreu i Qendrës Sagol për Bioteknologji Rigjeneruese dhe Qendrës së Nanoteknologjisë në Universitetin e Tel-Avivit, i cili po udhëheq projektin.

Procedura e re synon ta zëvendësojë pjesën e dëmtuar me një palcë kurritore të zhvilluar në laborator që bashkohet me ind të shëndetshëm sipër dhe poshtë dëmtimit ku është bërë. Provat te kafshët kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme. Kafshët kanë arritur ta rifitojnë aftësinë të ecin normalisht.

Inovacioni filloi rreth tre vjet më parë, kur laboratori Dvir ndërtoi një palcë kurrizore njerëzore tredimensionale të personalizuar. Gjetjet e botuara në revistën “Advanced Science”, treguan se minjtë me paralizë kronike rifituan lëvizshmërinë pasi iu vendosën implanetet.

Procedura fillon me qelizat e gjakut nga pacienti, që riprogramohen në qeliza të llojit si qeliza burimore e që janë në gjendje të bëhen çdo lloj qelize. Indi dhjamor po ashtu mblidhet për të krijuar një skelë hidrogeli të personalizuar, në të cilën qelizat e ngjashme me qelizat burimore zhvillohen në një struktorë të palcës kurrizore. Ky ind i krijuar më pas implantohet, duke zëvendësuar zonat e dëmtuara dhe duke rilidhur sistemin nervor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago