Kombëtares shqiptare i është bashkuar për herë të parë edhe Taulant Seferi, një lojtar i cili ka qenë pjesë e skuadrës Shpresa në shumë ndeshje, ndërsa kohët e fundit ka pasur interes edhe nga Maqedonia për të, por lojtari ka vendosur të mbajë veshur fanellën kuqezi.
Në konferencën për mediat këtë të martë, sulmuesi që aktivizohet në kampionatit zviceran, është shprehur se ka mbetur i befasuar nga pritja që i është bërë në kombëtare, ndërsa shprehet se për Shqipërinë do të jetë gjithmonë i gatshëm.
“E kam ndjekur gjithmonë Kombëtaren, por jam shumë i befasuar me pritjen. Po shoh një pozitivitet në Kombëtare dhe këtë shpresoj që ta kemi edhe në vazhdim. Kam pritur ftesën për të ardhur në Kombëtare. Jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën me Kombëtaren. Do të jap maksimumin tim në stërvitje dhe do të jem i gatshëm edhe për në ndeshje”, tha Seferi.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…