OPINION

Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

Nga Mustafa Nano

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!”

Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija.

Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre.

Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe.

Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë.

Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë.

Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre.

Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës.

Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa.

Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë.

Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku.

Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale.

Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

4 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

8 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

8 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

17 orë ago