Zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit në lidhje me atentatin ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulzim Masha.
Dëshmia e Dumanit ka rrëzuar atë të dhënë nga autori i dyshuar për këtë ngjarje Skerdi Tasi i cili ndodhet pas hekurave. Tasi i tha hetuesve se po lëvizte rastësisht në zonën e Liqenit Artificial dhe qëndroi në drejtim të Mashës pasi kishte menduar se ishte një person me të cilin kishte pasur konflikt disa ditë më parë.
“Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur në drejtim për nga teatri veror, kam vazhduar rrugën ku del tek një fushë volejbolli që ka disa bar kafe. Kam qëndruar rreth një orë dhe kam parë që një mjet ML me targa Tirane, për të cilin mendoja se ishte e një personi që dy javë më parë kisha pasur një debat.
Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë një armë zjarri e tipit automatik skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi në makinë nuk ishe ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap”, është shprehur Tasi.
Por sipas Dumanit, çdo gjë ishte e mirëmenduar. Ai tregon se ka qenë Suel Çela ai që ka kërkuar eliminimin e Lulzim Mashës për llogari të një të njohurit të tij me të cilin ka komunikuar me anë të aplikacionit Matrix.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës…. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës … për shumën 150.000 Euro”, ka deklaruar Dumani, thuhet në dosjen hetimore.
Dumani shprehet se ky person i ka ofruar 150 mijë euro për kryerjen e vrasjes dhe pas arritjes së ujdisë ai ka marrë në telefon Henrik Hoxhaj, bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë për zbardhjen e vrasjeve të bujshme, të cilin e thërret shkurt “Riku”.
“Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen”, ka deklaruar Dumani.
Ai thotë se Riku bashkë me Skerdi Tasin “nipçja” janë vënë në ndjekje të Mashës ditën e ngjarjes. Dumani shprehet se pasi kanë qëlluar ndaj Mashës i ka shkruar mesazh në “Matrix” personit që kërkonte “kokën” e tij dhe i ka thënë “Më fal se dështuam”. Dumani thotë se ai i është përgjigjur “Të jenë mirë çunat”. Më pas Henrik Hoxhaj ka shkuar te parkingu i një qendre tregtare në dalje të Tiranës për të marrë kaparin prej 10 mijë eurosh.
“Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blinduar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.
Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar”, ka treguar Dumani, sipas dosjes hetimore.
Nga tërësia e akteve dhe provave të këtij hetimi konkludohet se vepra penale është konsumuar sipas rrethanave të sipërcituara. Nga dëshmia e marrë shtetasit Skerdi Tasi citon se: “Në muajin Janar kisha ardhur disa ditë në qytetin e Tiranës dhe kam qëndruar në banesën e vëllait Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”. Kam qëndruar edhe në shtëpinë e Arjan Hoxha nga Tepelena i cili banon në “Astir”. Më datën 18.01.2022 rreth orës 07:30 – 08:00, kam dalë nga banesa e vëllait në lagjen “Ali Demi” dhe kam ecur në këmbë i vetëm me drejtim tek parku i Liqenit Artificial. Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur në drejtim për nga teatri veror, kam vazhduar rrugën ku del tek një fushë volejbolli që ka disa bar kafe.
Kam qëndruar rreth një orë dhe kam parë që një mjet ML me targa Tirane, për të cilin mendoja se ishte e një personi që dy javë më parë kisha pasur një debat. Në momentin që pashë automjetin kamë nxjerrë një armë zjarri e tipit automatik skorpions dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që pashë se personi në makinë nuk ishe ai që prisja kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap. Kam vënë re se drejtuesi i mjetit iku disa metra para dhe u kthye me makinë prapa. Pas këtij momenti kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradën duke marrë drejtimin për nga liqeni.
Armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur dhe pasi kam ecur rreth 300 metra nuk jam i sigurt për distancën, armën e kam hedhur në ujrat e liqenit rreth 10 – 15 metra nga bregu. Vendin e mbaj mend nëse shkoj ta shikoj. Pas hedhjes së armës kam vazhduar rrugën e në këmbë për te kryqëzimi tek zona e “21” në Tiranë. Aty kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar në drejtim te Fierit. Armën e kam patur në banesën time në Levan që nga koha e trazirave të vitit 1997. Armën e kisha fshehur tek Liqeni para se të ndodhte ngjarja. Lulzim Mashën nuk e njoh dhe nuk kam asnjë konflikt me të. Kam pasur konflikte me një person dy javë para ngjarjes, nuk ja di gjeneralitet por e njoh si fytyrë, ai ka kaluar rastësishëm pranë digës së liqenit dhe mua më ishte fiksuar se ai kalonte në atë vend që unë kam qëlluar me armë. Ju sqaroj edhe njëherë se kam ngatërruar person dhe këtë gjë e vura re menjëherë pasi u afrova te makina mbi të cilin kisha qëlluar me armë zjarri. Në atë moment kam ndaluar të shtënat”.
9.5 Gjatë hetimit të procedimit penal nr. 75 të vitit 2022 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Nuredin Dumani, i cili jep të dhëna me interes në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarjen e datës 18.01.2022, mekanizmin e kryerjes së veprës penale etj. Ndër të tjera shtetasi Nuredin Dumani deklaron se: “Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës…. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës … për shumën 150.000 Euro.
Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro. Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej nipçja dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do ti jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”. Rikun në Matrix e kam regjistruar kusho. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që mi kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës ….e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit. Gjithashtu, Riku më ka thënë se ndjekjen e pronarit të shkollës … e ka bërë edhe …………. që ka lokalin në …….., duke informuar Henrikun për lëvizjet e tij pasi banesa e tij ishte afër me lokalin e …………
Riku ka ardhur në Kosovë me një makinë Wolksvagen Passat ose Pheiton dhe në bisedë me të i thashë për objektin që duhej të vriste si dhe i dhashë një armë skorpions 7.65 mm të cilën e mbaja vetë. Mbaj mend që Riku ka ardhur edhe një herë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë ku ishte së bashku me nipçen. Kur ka ardhur me nipçen Rikut i kam dhënë edhe një pistoletë. Organizimin e vrasjes së këtij personi e ka bërë Riku.
Gjatë kohës që unë isha në Kosovë, kam komunikuar me Rikun nëpërmjet telefonit, i cili më kërkoi një automjet për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës…. Për këtë unë i kam shkruar …………………, të cilit i kërkova një automjet për punë (atentate) …Makina ishte Golf 4, ngjyrë blu e errët. Këtë makinë Riku e ka marrë dhe e ka sjellë në Tiranë dhe më ka thënë se është në një garazh por se di se ku. Në dijeninë time kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Riku. Pagesën për këtë makinë ia ka bërë Riku personit i cili ka dalë me një Jep Cheroke blind. Riku më ka treguar se, kur ka shkuar të marrë makinën e kanë pritur dy persona, ku njëri prej tyre e ka nxjerrë makinë 30 metra larg nga blindi dhe më pas kanë qëndruar të dy në makinën e blidnuar duke pritur mbërritjen e Rikut, “nipçes”… Sipas Rikut njëri nga personat në blind ka qenë trup i mbushur dhe qeros.
Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro”.
9.6 Lidhur me këtë ngjarje, dyshohet se të hetuarit Suel Çela, Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.