Shumë persona kërkuan që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, ani pse disa nga kërkesat u pranuan dhe disa jo.
Brenda periudhës tre mujore, korrik-shtator 1 mijë e 726 vendime u në Divizionin e Shtetësisë për lirim nga shtetësia në Kosovë.
Nga këto vendime të marra 1 mijë e 705 shin pozitive, kurse 21 të tjera negative, edhe pse në numër të përgjithshëm ishin bërë 1 mijë 906 kërkesa.
Gjermania është vendi me numrin më të madh nga ku qytetarët kërkuan që të lirohen nga shtetësia kosovare.
1 mijë e 686 kërkesa u bën nga Gjermania për t’u liruar nga shtetësia e Kosovës duke vazhduar me 162 nga Austria, 17 nga Sllovenia, 12 Kroaci, shtatë Norvegji dhe 22 nga vende të tjera.
Gjatë të njëjtës periudhe mujore në Divizionin e Shtetësisë janë marrë edhe 150 vendime për fitim të shtetësisë së Kosovës.
Image
68 prej këtyre vendimeve ishin pozitive, 82 negative teksa numri i përgjithshëm i kërkesave ishte 133.
Katër kombësitë nga të cilat u kërkua më së shumti për të përfituar shtetësinë e Kosovës janë këto: Shqiptare 133, turke 42, serbe pesë, boshnjak katër dhe të tjera 74. Gjithsej vendime pozitive u morën për tetë shqiptarë, një serb dhe 59 të tjerë.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…