SPORT

Përdhosja e flamurit shqiptar në Pragë, pse nuk pati asnjë reagim nga stoli dhe fusha?!

Humbja 2-0 me Çekinë në Pragë ndoshta bëri që skandali me sjelljen e turpshme të tifozëve vendës të mos merrte vëmendjen që meritonte atë mbrëmje.

Kore raciste kundër nesh, flamuri shqiptar me kokë poshtë dhe me kryq, apo edhe flamuri serb me Kosovën brenda tij… Çfarë duhej më shumë për të reaguar dhe për ta ndërprerë ndeshjen mbrëmjen e së premtes. Përdhosja e simboleve kombëtare u jepte pjesëtarëve të Kombëtares tonë çdo të drejtë të kërkonin ndërprerjen e lojës derisa ato flamuj të zhdukeshin nga shkallët e stadiumit. Dinjiteti dhe krenaria kombëtare është para asaj që ndodh në fushë.

Sigurisht, kjo ngjarje nuk është në përmasat e asaj të Beogradit, ku lojtarët e Kombëtares reaguan si luanë në fushë, me shumë guxim. Kuqezinjtë e Pragës, edhe pse në kushte shumë më komode, as nuk e morën mundimin për të reaguar ndaj asaj shfaqjeje të shëmtuar. Askush nga lojtarët nuk guxoi të merrte topin në duar dhe t’i kërkonte arbitrit që të merrte masa sipas rregullores për të tilla raste. Në Rumani-Kosovë pak kohë më parë për një situatë të ngjashme loja u ndërpre.

As nga stoli i Kombëtares, ku mund të shohësh më qetë atë çfarë ndodh në tribuna, nuk u pa asnjë veprim kundërshtues, minimalisht një tërheqje vëmendjeje ndaj zyrtarëve të ndeshjes për atë qëndrim skandaloz të tifozëve çekë. FSHF ka fatin që kreu i saj, Armand Duka, është edhe zëvendëspresident i UEFA-s dhe mund të shfrytëzohej si një “mundësi” për të goditur skandalin që në momentin e parë që u vu re.

Në fund të fundit, vetëm do të mbrohej Kombëtarja dhe dinjiteti i Shqipërisë, asgjë më tepër. I pashpjegueshëm ai pasivitet nga të gjithë faktorët kuqezi të pranishëm në Pragë. Reagimi zyrtar i FSHF-së pasi përfundoi ndeshja dukej thjesht një formalitet dhe për ne nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ndëshkimi do të marrë Çekia nga UEFA. Fakt është që të gjithë në fushë dhe tribuna bënin sehir flamurin kuqezi të kthyer mbrapsht dhe heshtnin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago