Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2024 iu akordua tre shkencëtarëve të cilët përdorën inteligjencën artificiale për të çkoduar thuajse të gjitha proteinat e njohura, që konsiderohen si “pajisjet kimike të jetës”, shkruan A2 CNN. Çmimi u fitua nga David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper, për ndërtimin e një modeli të inteligjencës artificiale për të parashikuar strukturat e ndërlikuara të proteinave, një problem që kishte mbetur i pazgjidhur prej 50 vitesh.
“Potenciali i këtij zbulimi është i jashtëzakonshëm”, thuhet në deklaratën e komitetit të Nobel-it ku u zbuluan edhe fituesit, të cilët përveç vlerësimeve morën edhe 1 milion dollarë shpërblim.
Proteinat, që janë molekula aminoacidesh, konsiderohen si “blloqet ndërtuese” të jetës. Ato ndihmojnë në krijimin e ajrit, lëkurës dhe qelizave. Ato gjithashtu lexojnë, kopjojnë dhe riparojnë ADN-në e njeriut, si dhe ndihmojnë për lëvizjen e oksigjenit në gjak.
Programi i krijuar nga shkencëtarët është përdorur tashmë nga të paktën 2 milionë kërkues në të gjithë botën. Ai shërben si një “Google search” për strukturën e proteinave, duke siguruar informacion të menjëhershëm mbi to.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…