Telefonata prej 90 minutash mes presidentit amerikan, Donald Trump me homolog rus ka përfunduar.
“Telefonata po shkon mirë dhe është në progres“, tha më herët Ndihmësi i Presidentit dhe Zëvendës Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë më parë.
Kjo është telefonata e dytë e dy liderëve botërorë që pas marrjes së mandatit të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë nga Trump.
Pak ditë pasi mori detyrën, presidenti amerikan zhvilloi një sërë telefonatash me liderët botërorë, duke përfshirë një me presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kremlini tha se ishte një bisedë “pozitive dhe konstruktive” pasi të dy liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kjo telefonatë e papritur befasoi botën, ndërsa këtë herë, liderët e tjerë botërorë patën mundësi të flasin me Trump paraprakisht.
Presidenti francez Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Starmer konfirmuan se ata folën me Trump në fillim të kësaj jave, duke i theksuar që Ukraina duhet të vihet në “pozitën më të fortë të mundshme”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…