Përgjaket SHBA në ditën e pavarësisë, të shtëna me armë zjarri në Illinois

Një sulm me armë zjarri ka ndërprerë paradën e 4 korrikut në Illinois, SHBA.

Mediat raportojnë se shumë njerëz janë qëllur, rreth 10 minuta pasi parada kishte filluar, në orën 10:00 me kohën lokale. Nuk dihet se sa viktima ka.

Të paktën pesë persona u përgjakën ndërsa një batanije u pa që mbulonte një person në tokë, raportuan media lokale.

https://twitter.com/i/status/1543989258901327874

Policia e Shtetit të Illinois postoi në Tëitter rreth orës 11:20 se të shtënat ishin ende “aktive”.

“Policia e Shtetit të Illinois po ndihmon aktualisht PD Highland Park me një situatë aktive të shtënave që ndodhi në Paradën e Highland Park. Publiku këshillohet të shmangë zonën e Central Ave dhe 2nd St. në Highland Park”, tha policia.