Pasi SPAK lëshoi 50 urdhër arreste, policia ka nisur një megaoperacion, për kapjen e bosëve të krimit.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se kemi të bëjmë me një nga operacionet më të mëdha kundër krimit në vitet e fundit, ku dyshohet se janë të përfshirë disa ngjarje të bujshme si vrasjen e Bardhok Pllanajt në Shkodër, si dhe atentatet ndaj njerëzve të afërt të Ervis Martinajt.
“Ka masë sigurie për Leonard dhe Elvis Duka, që ishin armiq të betuar të Ervis Martinajt. Është shpallur në kërkim Arben Ndoka, bëhet fjalë për disa ngjarje që kanë ndodhur në Shkodër. Mesa duket, Ndoka për të marrë hakun e të vëllait të vrarë ka kryer edhe krime të tjera. Ai mendohet se është aktualisht në Dubai. Ngjarjet dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt, si dhe atentatet ndaj njerëzve të Ervis Martinajt”, tha Klodiana Lala.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…