Nga data 9 deri më datë 12 shkurt do të ndalohet lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar.
Njoftimi është bërë nga autoritet zyrtare, pasi, sipas tyre, pritet një përkeqësim i ndjeshëm i kushteve hidrometeorologjike përgjatë këtyre datave.
“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete, momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse dhe nëse do të ketë ndryshime oraresh apo ndërprerje të lundrimit do të ketë njoftime.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra. Të ndalohet dhënia e lejes- nisjes gjatë datave 09-10-11-12.02.2024. Duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë të njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.
Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…
Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…
Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…