Qindra protestues shiite janë përpjekur të futen me forcë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad pas sulmeve ajrore amerikane në disa lokacione të Irakut, me ç’rast u vranë 25 luftëtarë të një grupi të përkrahur nga Irani.
Protestuesit fillimisht morën pjesën në funeralet e personave që humbën jetën nga bombardimet amerikane, ndërsa më pas u nisën drejt Zonës së Gjelbër dhe u vendosën para ambasadës amerikane.
مشاهد قبل قليل لمحاولة اقتحام السفارة الأميركية في #بغداد pic.twitter.com/6MmPlP0u69
— ا لـحـدث (@AlHadath) December 31, 2019
Në vendin e ngjarjes u panë shumë roje, të cilat e rrethuan ndërtesën e ambasadës, ndërsa protestuesit hodhën shishe me ujë dhe i thyen kamerat përreth ndërtesës së ambasadës.
Protestuesit gjithashtu varën flamuj të verdhë të grupit militant “Hezbollah Kataib” në muret e ambasadës.
Ndryshe, forcat amerikane kryen sulme ajrore kundër grupeve të përkrahura nga Irani në disa lokacione brenda territoreve të Irakut dhe Sirisë, duke lënë të vrarë 25 persona.