Përkrahësit e Jasharit nisin festën në Skenderaj, ata të Hamzës në Mitrovicë

Pak pas mbylljes së vendvotimeve në nivel vendi, një grumbull i qytetarëve ka nisur festën në qytetin e Skenderajt. KOHA ka mësuar se brohoritjet vijnë nga përkrahësit e Bekim Jasharit, që në këto zgjedhje ka kandiduar me listë të pavarur.

Festën e kanë nisur edhe përkrahësit e Bedri Hamzës, kandidat i PDK-së në Mitrovicë.