LAJME

Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet në gjykatë

Një shtetas shqiptar në Nottinghamshire përdori një patentë të rreme për të aplikuar për leje qëndrimi në Britani.

27-vjeçari shqiptar, Armelind Pupla përdori një patentë qipriote dhe një foto të një personi tjetër kur bëri aplikimin për të qëndruar në MB edhe pas daljes së saj nga Bashkimi Europian.

Pas kësaj Home Office ngriti dyshime dhe nisi një hetim. Shtëpia e shqiptarit u kontrollua dhe në dhomën e tij të gjumit u gjet një patentë shoferi britanike dhe një kartë bankare në emër të një burri qipriot, sipas prokurores Lauren Elliott.

Avokati i tij, Gareth Gimson tha: “Në raste të tilla, leja e qëndrimit duhet të hiqet, por ky person nuk ka pasur sjellje të dyshimtë jo vetëm kur ka jetuar në Britaninë e Madhe, por as në vendet ku ka jetuar më parë.Çështja nuk është nëse është thyer ligji, por nëse duhet të ketë masë të menjëhershme. Ky person është një njeri i mirë që paraqet një rrezik të ulët për të kryer sërish këtë vepër penale. Ai kishte një leje drejtimi të rreme. Punonte në Britaninë e Madhe duke marrë para në dorë. Është gabim, por donte të bëhej qytetar i ligjshëm, punëtor, dhe kështu filloi procesi.Personi në fjalë ka punuar me orë të gjata për të ndihmuar gruan e tij, veten dhe prindërit e moshuar. Ai jo vetëm që punon, por ai mbështet shkollimin e gruas së tij e cila po përpiqet të bëhet dentiste dhe ne kemi nevojë për dentistë këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Është kontributi i tij financiar që paguan për këtë. Ai është duke u trajnuar për tu bërë hidraulik dhe njëkohësisht vazhdon shkollën e lartë. Ai nuk është dikush që përpiqet të jetojë duke shfrytëzuar shtetin dhe ironia është se ai tashmë ka të drejtë të jetojë këtu deri në vitin 2027″, përfundoi Gimson.

Prokurorja Elliott tha se Pupla, e bëri aplikimin duke përdorur patentën e rreme. Ajo tha se fillimisht ishte refuzuar dhe një aplikim i dytë ishte dorëzuar nga i pandehuri.

Pupla u deklarua fajtor për akuzën e posedimit të një dokumenti të rremë identiteti por ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm as në Mbretërinë e Bashkuar, as në vende të tjera.

Ai u dënua me katër muaj burg, që në përfundim, iu konvertua në 80 orë punë e papaguar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

46 sekonda ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago