LAJME

Përleshja dhe therja me thikë në Babaj i Bokës, zbulohet motivi i tentim vrasjes në festën e Shën Gjergjit

Festa e Shën Gjergjit që u manifestua të hënën në tyrben ‘Pulë’ në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë u shënua me një incident të rëndë. Gazeta Sinjali raportoi se një tentim vrasje u raportua dje pasdite, ku dy persona kanë mbetur të therur me thikë. Policia e ka konfirmuar rastin, teksa të dyshuarit akoma s’janë identifikuar.

Një konflikt verbal në mes të disa palëve eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçar u sulmuan me mjetin e mprehtë, teksa si pasojë e kësaj përleshje edhe tre persona të tjerë pësuan lëndime trupore.

Sinjali mëson se motivi i përleshjes dyshohet se lidhet me mosmarrëveshjen e palëve për pjesëmarrje ne aktivitetet rekreative që po zhvilloheshin gjatë festës.

Pasi rasti u denoncua, njësitë policore intervenuan në vendin e ngjarjes, ku edhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por sipas informacioneve të para është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

Pesë viktima, katër meshkuj dhe një femër, kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale,  janë sulmuar fizikisht me mjete të forta nga persona të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden  në arrati (nuk dihet identiteti i tyre). Njëri prej viktimave është dërguar në QKUK, njëri në spitalin e Gjakovës, ndërsa tre të tjerët pas trajtimit mjekësor janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago