Rreth 2 mijë persona kanë humbur jetën dhe 10 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga stuhia Daniel.
Stuhia lëshoi një sasi aq të madhe shiu në verilindje të Libisë saqë dy diga u shembën duke bërë që akoma më shumë të nisej në drejtim të zonave që ishin prekur tashmë nga shirat.
“Bilanci i viktimave është i larë dhe rreth 10 mijë persona janë raportuar si të zhdukur,” deklaroi Tamer Ramadan kreu i Federatës së Kryqit të Kuq, i deleguar në Libi gjatë një konference për mediat.
More apocalyptic scenes emerging from Derna, Libya courtesy of ليبيا الأحرار
The scale and level of destruction is hard to comprehend. Local reports suggest that 25% of the city has been destroyed or severely damaged. Death toll now exceeds 3,500. pic.twitter.com/PnVyMyTh3x
— Nahel Belgherze (@WxNB_) September 12, 2023
Të paktën 6 000 persona rezultojnë të zhdukur vetëm në qytetin e Derna-s, sipas asaj që deklaroi ministri i Shëndetësisë së Libisë. Othman Abduljalil e përshkroi Derna-s si një qytet fantazmë.
“Situata ishte katastrofike….Kishte trupa kudo.”
Teksa operacionet e shpëtimit vijojnë, ka familje që ndodhen ende në banesat e tyre të ngujuara si dhe viktima nën gërmadha.