Është dëmtuar ura e vjetër e Bacallekut në hyrje të qytetit të Shkodrës si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Drin si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet.
Si pasojë e reshjeve të shumta mesditën e të dielës humbën jetë babë e bir pasi makina me të cilën po udhëtonin e mori uji përpara. Në makinë ndodhej dhe vajza e 50-vjeçarit që humbi jetën por ajo arriti të shpëtonte.
Reshjet kanë përfshirë ditën e sotme Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, ndërkohë pak më parë Ministria e Arsimit njoftoi se nesër do të pezullohet mësimi në disa shkolla.