POLITIKE

Përplasen keq Veton Surroi e Behgjet Pacolli shkak një ish zyrtar italian që ka punuar në Kosovë

Ish-zyrtari i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Capussela, i cili edhe ka shkruar një libër për shtetndërtimin e Kosovës që në gjuhën shqipe e ka botuar kompania “Koha” përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “twitter” ka thënë se nëse në Kosovë po bëhet përpjekje për të marrë pushtetin atëherë nuk duhet harruar rregulli empirik se protestat paqësore gjithmonë funksionojnë.

Ndaj fjalëve të italianit ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke thënë se thirrjet e tilla nuk janë suprizë, meqë sipas Pacollit, libri i shkruar nga Capussela është përdorur për propagandë kundër Kosovës në të gjithë botën.

Përplasen keq Veton Surroi e Behgjet Pacolli shkak një ish zyrtar italian që ka punuar në Kosovë.

Ish-zyrtari i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Capussela, i cili edhe ka shkruar një libër për shtetndërtimin e Kosovës që në gjuhën shqipe e ka botuar kompania “Koha” përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në “twitter” ka thënë se nëse në Kosovë po bëhet përpjekje për të marrë pushtetin atëherë nuk duhet harruar rregulli empirik se protestat paqësore gjithmonë funksionojnë.

Ndaj fjalëve të italianit ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke thënë se thirrjet e tilla nuk janë suprizë, meqë sipas Pacollit, libri i shkruar nga Capussela është përdorur për propagandë kundër Kosovës në të gjithë botën, raporton Gazeta Express.

“Ky person është një rrezik për interesin kombëtar të Kosovës. Një figurë e dyshimtë që nuk është mik i Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

E në një debat të tillë mes Pacollit dhe Capussela-s është përfshirë edhe ish-politikani dhe publicisti Veton Surroi, i cili thotë se e mbanë në mend Pacollin si një emisar të Rusisë që është përpjekur të bind Kosovën të bashkëpunojë me Millosheviqin përmes ndërmjetësimit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës.

Surroi në këtë reagim thotë se përkundër Pacollit, Capussela është shumë i përkushtuar për Kosovën, fjalë për të cilat Surroi ka marrë edhe falendërimet e shkrimtarit italian.

Ndaj fjalëve të Surroit nuk ka qëndruar pa reaguar Pacolli. Ish-kryediplomati ka thënë se receta e njerëze të devotshëm për Surroin është ajo e atyre që “publikojnë dhe përkthejnë libra të cilat ndihmojnë Ivica Daçiqin”.

Pacolli ndërkohë ka thënë se nënshkrimi i tij gjendet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, derisa i kujton Surroit se si populli i Kosovës nuk e kishte votuar gjatë kohës sa Surroi kishte pasur një parti politike.

Ndërkohë Surroi ka vazhduar polemikën duke thënë se Pacolli të vetmin kontribut që e ka dhënë për Kosovën është korrupsioni dhe kapja e shtetit.

“Kontributi juaj personal në korrupsion dhe kapje të shtetit bashkë me elitat kriminale i ka bërë më shumë dëm Kosovës sesa Daçiqi”, ka shtuar tutje Surroi.

Pacolli përsëri është kundërpërgjigjur duke thënë se mezi pret të shohë ditën kur Veton Surroi do të shpenzojë energjinë e tij kundër agresionit diplomatik të Serbisë dhe do t’i jep fund urrjetjes ndaj njerëzve që nuk mendojnë njejtë sikruse ai në Prishtinë.

Pacolli ka thënë se mbase një çasje e tillë e Surroit është tregues pse kosovarët nuk e kishin votuar ne vitin 2007.

Surroi përsëri ka reaguar duke i kujtuar Pacollit një hulumtim në të cilin flitet për takimin e kreut të AKR’së në një jaht me Millan Radojiçiqin dhe Goran Rakiqin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago