Ikballe Berisha– Huduti, ka dalur në skenën mediale përsëri ditëve të fundit. Ajo u bë e njohur për deklaratën e saj kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Berisha-Huduti ditë më parë, e ka vajtuar humbjen e gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, që u eliminua nga forcat amerikane.
Ajo njihet tepër shumë për propagandimin e sektit shiia në Kosovë dhe përhapjen e tij përmes një organizate. Për këtë, kishte reaguar edhe imami, Shefqet Krasniqi. Ai kishte deklaruar se shteti i Kosovës është i rrezikuar nga këto sekte dhe organizata dhe sipas tij, ato nxisin urrejtje.
“Nuk na duhen neve iranianët dhe as ideologjia e iranianit. Sektet e tilla, sektet e shijizmit janë sherr dhe virus, fusin përçarje mes muslimanëve, urrejtje, vrasje dhe mbytje. Ua tërheki vërejtjen, duhet të jeni syçel, mos iu shkoni në shoqata dhe organizime të tyre”, kishte deklaruar Krasniqi në një emision vite më parë.
Ai kishte paralajmëruar se ky sekt, është shtrirë edhe në Kosovë dhe liderja e saj, Ikballe Berisha- Huduti, ka kontakte me ambasadën e Iranit e cila krahë për krahë, ka ndejtur dhe i ka dhënë raport Mahmud Ahmadinexhadit(ish-presidentit Iranian), për përhapjen e kësaj ideologjie në Kosovë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…