Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani është përplasur me bashkëpartiakun e saj Driton Selmanaj, i cili është kryetar i komisionit parlamentar për legjislacion.
Derisa Selamanaj derisa ishte i thirrur për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me mocionin procedural të kërkuar nga PDK-ja, filloi të fliste për vendimet e Qeverisë, e Osmani i ka kërkuar që të jap qëndrim vetëm për mocionin.
“Me këto vendime autoritare po i ngjani dikujt tjetër”, ishin fjalët e Selamanajt ndaj Osmanit.
Ajo menjëherë ja ndali fjalën duke i thënë se nuk toleron që ai të ofendoj.
Menjëherë ka ardhur reagimin i shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ka thënë se ndonëse edhe deputetët e tjerë folën jashtë temës, ajo nuk ua ndali fjalën. Duke i kërkuar kshtu Osmanit që të ja jap fjalën sërish atij.