Glauk Konjufca ka thënë se Lutfi Haziri ka interferuar politikisht për të mundësuar kthimin e Agon Musliut nga Gjermania. Sipas Konjufcës, Kryetari i Gjilanit ka përmendur se studenti 26 vjeçar vuante nga depresioni dhe pikërisht për këtë kthimi i ti nuk duhej të ndodhte fare.
Derisa Konjufca kërkon hetime në këtë linjë, Lutfi Haziri në një prononcim për Gazetën Express i ka mohuar deklaratat e Konjufcës, për të cilin thotë se e ka humbur arsyen.
Kryediplomati Glauk Konjufca ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, për kthimin e studentit kosovar nga Gjermania, i cili vdiq një ditë pasi u vendos në karantinë te konviktet në Prishtinë.
Konjufca, tha se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pasur informata se 26-vjecari nga Gjilani ka qenë i sëmurë, ndërsa e ka akuzuar Hazirin për interferim.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë për Gazetën Express se nuk është e vërtetë që ai e ka përmendur “depresionin”, kur ka folur me ambasadorin e Kosovës në Gjermani për kthimin e 26-vjecarit Agon Musliu nga Gjermania.
“Nuk është e vërtetë. Nuk ka raport zyrtar. Hetimet po merren me këtë. Nuk është mirë me folë gjatë kohës së hetimeve. Glauku e ka humbur arsyen se është verbëru prej pushtetit”, ka thënë Haziri.
Kryetari i Gjilanit ka refuzuar të komentojë tutje deklaratat e tjerë të Konjufcës, duke i cilësuar si të pavërteta.
“Nuk kam koment se është ka rren krejt”, u shpreh Haziri.
Ndërkaq, mbrëmë Ministri në detyrë i Punëvve të Jashtme ka folur rreth procedurave të kthimit të Agon Musliut, duke thënë se ai s’është dashur të kthehej. Ai përmend një raport zyrtar, sipas të cilit, Haziri i ka thënë ambasadorit kosovar në Gjermani se Agoni kishte probleme psikologjike, e përkundër kësaj, është kthyer, në vend se të trajtohej në Gjermani.
“Ne e kemi në raport zyrtar që kryetari i komunës ia ka përmendur ambasadorit problemet psikologjike dhe ia ka përmendur fjalën depresion. Kjo ka ardhur në MPJ 24 orë pas rastit”.
“Unë mendoj që nëse e keni një informacion të tillë, ku për një person të caktuar e përdorni fjalën depresion. Ai person nuk guxon absolutisht me hypë në Aeroplan dhe me u kthyer në Kosovë, është gabim vendimi për kthimin e tij në Kosovë. Ai do të duhej ta merrte trajtimin e tij në Gjermani, aty ku është”, është shprehur Konjufca.
Ministri thotë figura politike e kanë mundësuar kthimin e Agonit, duke pohuar se e ka fjalën për Hazirin.
“Pasi ka ndodhur rasti dhe ne jemi interesuar, ekipet me MPJ-së, kanë komunikuar me Ambasadën tonë në Gjermani dhe kemi marrë një raport, fatkeqësisht me vonesë, në të cilin thuhet: përmes figurave politike të rëndësishme në Kosovë që kanë ndërhyrë tek ambasadori, është mundësuar kthimi i tij në Kosovë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka ftuar Prokurorinë që të hetojë rastin në detaje dhe se janë të gatshëm të ofrojnë të gjitha ato që i kanë në dispozicion.
“Nuk është dashtë me na munguar një informacion i tillë. Këtu ka përgjegjësi të nivele shumë të holla, me këtë rast duhet të merret Prokuroria dhe jemi të gatshëm me ia ofruar krejt çka kemi. Si email që ka ardhur se të ndjerit i duhet psikolog, që ka ardhur 13 minuta para se ai të kryente aktin. E deri te kjo që kryetari i komunës ia ka shpjeguar ambasadorit gjendjen. Krejt këto janë hallka që e ftoj Prokurorinë me u marrë ku secili e ka përgjegjësinë e tij”, ka thënë Konjufca.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…