KRYESORE

Përplasje të ashpra në takimin e Ramës në Londër

Thirrjet “Rama ik”e ndoqën Kryeministrin deri në Londër, atje ku disa shqiptarë e pritën me protesta jashtë dyerve të stadiumit ku të dielën u takua me atdhetarët.

Të njwjtat thirrje u dëgjuan edhe pasi Edi Rama nisi fjalën, afro 30 minuta me vonesë nga orari që kishte lajmëruar ditë më parë. Protestuesit u larguan me forcë nga rojet e sigurisë. Njëri prej tyre përfundoi në spital, ndërsa pati pretendime për dhunë. Këto episode e detyruan kryeministrin që të niste fjalimin me etiketime për protestuesit.

Para se t’ju kërkonte votën, u premtoi shqiptarëve të cilët kanë mbërritur ilegalisht në Britani lehtësi në regjistrimin e fëmijëve dhe rikthimin e emrave e mbiemrave që u detyruan t’i ndërronin kur u larguan nga Shqipëria, shkruan A2 CNN.

Pas 11 viteve në pushtet, tha se i duhej vota e emigrantëve për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Po ashtu, Rama tha se vota e diasporës do t’i jepte mundësi opozitës që të shpëtonte nga ata të cilët e kanë marrë peng.

Në fjalimin e tij, Rama u ndal gjatë edhe te vrasja në derën e shkollës “Fan Noli” që tronditi Shqipërinë, por jo për të kërkuar ndjesë për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore, por për të fajësuar mediat e kundërshtarët politikë.

Duke pranuar se në Shqipëri shumë gjëra nuk funksionojnë ende, emigrantëve u bëri thirrje të rikthehen në vendin e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago