Në dhjetvjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II, koreano-veriorëve iu është ndaluar që të qeshin ose të pinë alkool për 11 ditë.
Autoritetet qeveritare atje kanë porositur publikun që të mos shfaqë asnjë shenjë gëzimi apo lumturie për sa kohë vendi nderon kujtimin e tij, duke i detyruar që të respektojnë periudhën e zisë.
“Gjatë periudhës së zisë, ne nuk duhet të pimë alkool, të qeshim apo të përfshihemi në aktivitete të kohës së lirë,” i tha Radios Free Asia (RFA) një koreano-verior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju.
Kim Jong Il sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri më 17 dhjetor 2011, kur vdiq nga një atak në zemër në moshën 69-vjeçare. Ai sundoi vendin për 17 vjet në një diktaturë brutale dhe represive. Më pas, udhëheqja e vendit u pasua nga djali i tij i tretë dhe më i vogël, udhëheqësi aktual Kim Jong Un.