BREAKING NEWS

“Paratë i ka lënë peng në Shqipëri”/ Ja çfarë shkruajnë mediat turke për ‘bosin’ e fuqishëm: Po e fsheh mafia shqiptare

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u konstatua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto, para që i përkisnin 400 mijë njerëzve.

Mësohet se pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta me policinë shqiptare, me ekipin e posaçëm të ngritur nga Policia e Stambollit, prej rreth 8 muajsh nuk është bërë e mundur të arrihet asnjë informacion për vendndodhjen e Ozerit.

Informacioni më i fundit në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, për vendndodhjen thuhet se Faruk Fatih Özer, është në Shqipëri.

Megjithatë, është thënë se që nga data 20 prill, data zyrtare e lëshimit, nuk është bërë asnjë përcaktim i mëtejshëm në lidhje me vendndodhjen e Özer.

Policia po shqyrton mundësinë që Özer t’i lërë peng mafias në Shqipëri miliona dollarët që grumbulloi nga “viktimat” e Thodex-it për ta fshehur.

Vlerësohet se mafia shqiptare ka ndikuar në mos kapjen e Ozerit prej muajsh. Është thënë se deri më tani nuk ka të dhëna se Özer është larguar nga Shqipëria. Megjithë përpjekjen e madhe të policisë shqiptare sipas mediave turke raportohet se nuk është mundur të lokalizohet për shkak se e ndërron shpesh herë vendndodhjen e tij. Ozer raportohet se mund të përdor një telefon të thjeshtë dhe jo inteligjent.

Thuhet se Özer ka qëndruar në shtëpi mafioze pasi policia ka bastisur hotelin e tij. Nga hetimet e vazhdueshme u konstatua se Özer i kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë motrës së tij Serap Özer më 18 prill dhe kishte ikur në Shqipëri dy ditë më vonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago