U përurua shtatorja e trimit të Malësisë së Madhe, Baca Kurtit Gjokaj, në fshatin Milesh afër Tuzit.
Aktiviteti i zbulimit të shtatores e cila ishte iniciativë e vëllazërisë Gjokaj, u zhvillua të martën në lamën e fshatit Milesh, aty ku u vendos shtatorja e Baca Kurtit.
Në emër të vëllazërisë Gjokaj foli Enver Gjokaj, kryetar i shoqatës Malësia e Madhe në Kaliforni (SHBA) i cili falënderoi diasporën për përkrahjen financiare për realizimin e kësaj vepre. Moderatore e aktivitetit ishte Gabriela Gjelaj, ndërsa për rëndësinë e veprës së Baca Kurtit foli edhe Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Fjala e rastit i takoi gazetarit dhe patriotit të madh nga Tirana, Marin Mema.
Marin Mema në fjalën e tij porositi Malësinë dhe malësorët të qëndrojnë të bashkuar dhe unik, “siç vet vepra e Baca Kurtit ju sygjeron”.
Këngëtari nga Kosova, Tom Sokoli interpretoi këngën e Baca Kurtit dhe të Lidhjes së Priztrenit, ndërsa pati edhe recitime nga Kolë Vulaj dhe Ruzhdi Beqaj. /MALESIA.ORG/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…