Një gazetar ukrainas ka zënë ngushtë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov teksa i ka bërë një pyetje në lidhje me eksportet e grurit nga Ukraina, teksa po rritet frika për një krizë globale ushqimor.
Gazetari Muslim Umerov shfrytëzoi konferencën për shtyp të Lavrovit dhe homologut turk Mevlut Cavusoglu, duke u ngritur në këmbë dhe duke iu drejtuar Lavrovit.
“Unë jam nga televizioni publik ukrainas, dua të bëj një pyetje!” tha ai. “Përveç drithërave, çfarë mallrash keni vjedhur nga Ukraina dhe kujt ia keni shitur?” pyeti gazetari.
Nga ana e tij, Lavrov ia ktheu duke buzëqeshur: “Ju ukrainasit jeni gjithmonë të shqetësuar për atë që mund të vidhni dhe mendoni se të gjithë mendojnë kështu! Qëllimet tona atje janë të qarta, ne duam t’i shpëtojmë njerëzit nga shtypja e regjimit neo-nazist. Ne nuk po pengojmë grurin. Në mënyrë që ajo të largohet nga portet, zoti Zelensky duhet të japë urdhrin, kjo është e gjitha,”
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë Lavrov, ka bërë vizita të rralla jashtë vendit, kryesisht në Kinë, Indi, Algjeri, Arabinë Saudite dhe dy herë në Turqi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…