Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punëtorët e punësuar në sektorin publik do të rritet me 45% duke shkuar në 15,000 lira turke, pak më pak se 700 euro.
Sipas mediave lokale, nga kjo do të përfitojnë 700,000 punëtorë.
“Bëjmë një rritje 45 për qind të pagave, duke përfshirë edhe pjesën e mirëqenies. Ne po e rrisim pagën më të ulët të punonjësve publikë në 15 mijë lira. Përveç kësaj, ne i shtojmë 10% rrogës së punëtorëve tanë që janë veteranë, viktima të terrorizmit dhe familjarë të dëshmorëve.
Nga ana tjetër, ne do të rrisim pagat jashtë orarit me 70 për qind. Parashikojmë që pagat e punëtorëve të natës të paguhen me rritje prej 8 për qind. Ne përditësojmë shifrat e veshjeve dhe ushqimeve dhe i rrisim ato me normën e rritjes së pagave”, u shpreh Erdogan.
Lajmi vjen pesë ditë përpara zgjedhjeve, të planifikuara në vend për të dielën më 14 maj, gjatë një takimi të presidentit turk me zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…