LAJME

Pesë universitetet më të mira në botë

Është publikuar renditja botërore e universiteteve, i cili raporton për universitetet më të mira në mbarë botën.

Renditja merr parasysh 1500 institucione në 104 vende dhe është i vetmi i këtij lloji që thekson vlerën e punësimit dhe qëndrueshmërisë.

Kritereve për vlerësimin e universiteteve i janë shtuar këtë vit tre parametra: qëndrueshmëria, rezultatet e punësimit dhe rrjeti ndërkombëtar kërkimor.

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT)- Në krye të renditjes së universiteteve botërore më të mira në botë është Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT). Ai konsiderohet si një nga universitetet kryesore kërkimore në botë me qendër në Kembrixh, Massachusetts (SHBA). MIT feston kështu 12 vjet në krye të renditjes.

Universiteti i Kembrixhit- Në vendin e dytë në renditjen e World University Ranking është Universiteti i Kembrixhit. Është universiteti i dytë më i madh në Britanine e Madhe ku merret parasysh data e themelimit të tij. Thuhet se u themelua në vitin 1209 nga studentë që kishin ikur nga Oksfordi.

Universiteti i Oksfordit- Në vendin e tretë në renditjen e World University Ranking është Universiteti i Oksfordit në Angli, universiteti më i vjetër në botën anglo-sakson. Themeli i tij nuk dihet saktë, por ka spekulime se mund të ketë ekzistuar që në vitin 1096.

Universiteti i Harvardit- Në vendin e katërt në renditjen e World University Ranking është Universiteti i Harvardit. Është një universitet privat amerikan, i themeluar në vitin 1636 dhe ndodhet në Kembrixh, Massachusetts. Është pjesë e Ivy League dhe është institucioni më i vjetër universitar në Shtetet e Bashkuara.

Universiteti i Stanfordit- Në vendin e pestë në renditjen e universiteteve botërore është Universiteti Stanford, një universitet privat në Shtetet e Bashkuara që ndodhet në kontenë Santa Clara të Kalifornisë. Ai u themelua në 1891.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago