Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në platformën Truth Social, dërgoi një mesazh të fortë lidhur me rrjedhën e luftës në Ukrainë, pas një takimi që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Trump vlerësoi se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ka potencialin të rimarrë të gjithë territorin e saj sipas kufijve fillestarë.
“Pasi kam studiuar dhe kuptuar plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe duke parë problemet e thella ekonomike që po përjeton Moska, besoj se Ukraina, me ndihmën e BE-së dhe NATO-s, mund të fitojë dhe të rikthejë tërësisht vendin e saj në formën origjinale”, shkroi Trump. “Me kohë, durim dhe ndihmë financiare nga Evropa, rikthimi në kufijtë nga ku nisi lufta është një mundësi reale. Pse jo?”, tha ai.
Trump shtoi se ky konflikt duhej të kishte përfunduar shumë më herët, nëse do të përfshihej një “forcë reale ushtarake”, dhe e cilësoi Rusinë si një “tigër prej letre”.
Ai foli gjithashtu për gjendjen ekonomike të Rusisë, duke përmendur mungesa karburanti dhe një “ekonomi lufte” që po shkatërron buxhetin publik të vendit. Nga ana tjetër, ai vlerësoi qëndresën e Ukrainës, duke thënë se “ka shpirt të madh dhe po bëhet çdo ditë më e fortë”, madje duke sugjeruar se mund të arrijë edhe përtej kufijve fillestarë.
Në fund të postimit, Trump uroi “fat të mbarë” për të dyja palët dhe theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të furnizojnë NATO-n me armë “për t’i përdorur si të dëshirojë”.
Më herët, gjatë takimit me Zelenskyn, Trump u pyet nëse SHBA do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të rrëzuar avionë rusë në rast shkeljesh të hapësirës ajrore të vendeve anëtare. Ai u përgjigj prerazi: “Po, unë mendoj se duhet.”
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…