POLITIKE

Petkoviq i reagon Bislimit: Serbia kurrë s’do ta njohë Kosovën dhe kurrë s’do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, duket se ka mbetur i hidhëruar pas disa deklaratave të bëra nga zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Petkoviq është shprehur se Besnik Bislimi në mënyrë të gabueshme dhe keqdashëse po e interpreton gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën si gatishmëri të Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Beogradi është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe shpalljen e saj të njëanshme dhe të paligjshme. Dhe kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e saj në OKB,” – u shpreh ai, transmeton Kosovo-Online.

Bislimi me anë të një interviste kishte deklaruar sot se Greqia duhej ta njihte Kosovën pasi që Serbia ishte zotuar për një gjë të tillë.

“Vetë fakti se po kërkojnë ndryshimin e qëndrimit të disa shteteve mos-njohëse, Kurti dhe Bislimi po e keqpërdorin dialogun për normalizim të marrëdhënieve për ta destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqerta i kanë synimet,” – shtoi tutje Petkoviqi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

14 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago