Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë të hënën ka marrë një vendim që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas marrëveshjes së vitit 2011 të arritur mes palëve në dialogun e ndërmjetësuar nga Kosova.
Petkoviq në një deklarim për media ka thënë se pjesë e vendimit është edhe një deklaratë që pohon qartë se ky vendim nuk do të thotë njohje e Kosovës, raporton KosovoOnline.
Ai ka thënë se vendimi do të zbatohet nga 1 janari.
“Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkoviq.
Ai ka thënë se këtë vendim Qeveria e Serbisë e
Qeveria e Serbisë, thotë ai, e mori vendimin me këtë detyrim në mendje, dhe në pritje që Prishtina të përmbushë detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe jo vetëm ZSO-së.
“Sot kemi mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova. Ky do të jetë një impuls i shtuar jo vetëm për ‘Ballkanin e Hapur’, por do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë … Në fakt ne i ndihmuam ata që të jenë në gjendje të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme. Ndryshe nga Kurti, i cili shkel mbi lirinë e lëvizjes, ashtu siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve në Kosovë”, deklaroi Petkoviq.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…