Shkrimtarja Rita Petro ka treguar disa nga arsyet se përse partnerët tradhtojnë njëri-tjetrin.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Petro tha se një burrë s’ka si mos të tradhtojë kur gruaja i rri me nerva ndërsa kolegia i qesh.
Po ashtu ajo tha se e njëjta gjë ndodh dhe me gruan.
“Ti vishesh, ti zbukurohesh dhe bashkëshorti yt një herë nuk të thotë sa e bukur je. Kjo i mungon shumë një gruaje. E njëjta gjë ndodh kur gruaja rri me nerva që sa hyn i shoqi, gjithë kohën me nerva me fëmijët, me nerva me shoqin. Kur ai shkon dhe i buzëqesh kolegia dhe i thotë sa i bukur dukesh, ose e kundërta. Dhe ti fillon dhe flirton dhe me shoqen tënde. Mezi pret të takosh shoqen dhe t’i tregosh çdo gjë”- tha ajo.