Inspektorati policor ka pezulluar dy policë të cilët ishin në QKUK, kur Ministri i Tregtisë në Detyrë, Endrit Shala, sulmoi fizikisht një gazetar i cili po raportonte nga vendi i ngjarjes.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj politikanit, për veprën penale ‘sulm’.
Sot më 19.12.2019 me autorizim të prokurorit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e krimeve të Rënda të PK’së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘sulm’, të ndodhur më 17.12.2019.
Ndërkohë, Inspektorati policor ka marrë vendim që dy policët që kishin qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ndërmorën ndonjë masë, të pezullohet nga puna.
Shala ka thënë për Klan Kosovën se ka qenë një keqkuptim dhe se i ka kërkuar falje gazetarit të Indeksonline, ani pse këta të fundit nuk e kanë konfirmuar këtë.
Lidhur me këtë sot foli edhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se prokuroria duhet të merret me këtë rast.
“Çdo lloj dhune mbi media, mbi gazetar, pa marr paraysh nga kush ndodh, por besoj se prokuroria do të merret me këtë rast”, ka thënë ai.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…