Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrëmë në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli. Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
I dyshuari kryesor për plagosjen e mbrëmshme, Agron Gashi ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.
Ai dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Në njoftimin për media nga policia thuhet se i dyshuari Agron Gashi është recidivist i veprave penale.
“Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’ e cila ka ndodhur më datë 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…