LAJME

Plani i ri i Britanisë: S’ka më mashtrime për moshën! Azilantët do i nënshtrohen testeve mjekësore në kocka dhe dhëmbë

Britania e Madhe ka vendosur që të ndërmarrë një tjetër masë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve. Nëse deri më tani, disa azilkërkues kanë mundur që të gënjejnë për moshën, tani më nuk do të jetë e mundur. 

Një raport për Home Office rekomandon që në rastet kur mosha e një azilanti është e diskutueshme, ata duhet t’i nënshtrohen rrezeve X dhe skanimeve MRI të dhëmbëve dhe kockave të tyre që mund të ndihmojnë në vërtetimin e moshës së tyre.

Komiteti i përkohshëm Këshillimor i Shkencës për Vlerësimin e Moshave (AESAC) u krijua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel një vit më parë, mes frikës se shumë të rritur, gënjejnë se nuk kanë kaluar moshën 18 vjeçe me qëllim që të përfitojnë azil.

Testet flitet se mund të jetën gati brenda një viti, por ka hasur kundërshtime pasi përballja me rreze X mund të jetë e dëmshme për shëndetin e personave që iu nënshtrohen.  Ky vendim erdhi pasi Patel zbuloi se 2/3 e rasteve të një azilkërkuesi që pretendonte se ishte i mitur, u zbulua se ishin të rritur. Në këto kushte ato kanë përfituar në mënyrë të padrejtë strehim dhe arsim.
Debati për emgirantët e paligjshëm të cilët zgjedhin të shkojnë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar ka qenë në krye të vëmendjes muajt e fundit, teksa zyrtarë të lartë britanikë kanë kërkuar që të merren masa. Nga këto masa, preken edhe azilkërkuesit shqiptarë.
Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit, duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza. Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

21 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago