FOTO&VIDEO

Plazhet e Adriatikut, një kosh i madh mbeturinash

Kjo është situata në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Mbetjet e sjella nga lumi Shkumbin e kanë shndërruar një nga destinacionet më të njohura të Adriatikut në një landfill.

“Ndodhem në pikën ku lumi bashkohet me detin dhe pamjet tregojnë tonelata mbetje të qytetërimit modern të shkarkuara në këtë vijë bregdetare“, raporton gazetarja Anila Sefa.

Përgjatë vijës bregdetare gjen plastikë, mbetje spitalore e çdo mbetje tjetër urbane të hedhur kudo.
Niveli i mbetjeve është aq i madh sa e bën të pamundur të arrish në këmbë pranë plazhit.

Të vetmit që sheh në zonë e që mund të depërtojnë mes mbetjeve janë peshkatarët e zonës. Në rrjetat e tyre përfundojnë më shumë plastikë sesa peshk.

“Peshku është larguar. S’ka peshq. Rrjetat grisen sepse ka shumë mbeturina”, u shpreh një peshkatar.

Shkumbini ka sjellë në këtë plazh sasinë më të madhe të plehrave të shkarkuara ndonjëherë ndër vite. Bashkia e Rrogozhinës nuk ka pastruar kurrë këtë plazh. Dy vite më parë, në sezonin turistik, plazhi i Vilë-Bashtovës u pastrua nga forcat e ushtrisë dhe nga vetë turistët. Që nga ajo ditë, plehrat mbizotërojnë vijën bregdetare duke krijuar edhe një ishull me plehra aty ku lumi ndan Rrogozhinën me Divjakën.

Situata vijon të jetë e rëndë edhe në bregdetin e Durrësit. Në Gjirin e Lalëzit, Ishëm e Hamallaj, Currila dhe në disa zona të tjera të vijës bregdetare, dallgët kanë nxjerrë sasi të mëdha mbetjesh, si bidona plastikë, qese, kanaçe e materiale të tjera industriale, të cilat qëndrojnë aty prej javësh pa u hequr.

“Siç shihet edhe nga pamjet, bregu nuk është më një hapësirë natyrore, por një shtrat mbetjesh të grumbulluara që po dëmtojnë rëndë mjedisin. Pavarësisht alarmit të ngritur, pastrimi është kryer vetëm në plazhin publik të Durrësit, ndërsa në zonat e tjera situata vijon të mbetet alarmante”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Institucionet vendore kanë njoftuar se mëngjesin e së premtes ekipet e pastrimit do të dalin në terren, duke premtuar që zona do të pastrohet plotësisht. Por çdo orë që kalon, rëndon situatën dhe dëmton imazhin e vijës bregdetare, e cila deri pak javë më parë mirëpriti qindra mijëra turistë.

“Televizioni Klan kërkoi informacion pranë Ministrisë së Mjedisit mbi arsyet se përse është lejuar kjo situatë skandaloze në plazhet shqiptare, si ai i Durrësit, pranë grykëderdhjes së Ishmit, i Vilë-Bashtovës apo i Semanit, dhe përse nuk pastrohen këto plazhe nga mbetjet, të cilat jo vetëm po e dëmtojnë vijën bregdetare, jo vetëm po shndërrohen në anti-reklamën më të madhe të Shqipërisë turistike, por po e bëjnë Shqipërinë lajm të keq edhe nëpër botë, pasi këto mbetje kanë ndotur gjithë Adriatikun, duke përfunduar deri në Dubrovnik. Por Ministria e Mjedisit nuk e sheh të arsyeshme as të japë përgjigje dhe as të marrë përgjegjësitë për t’i pastruar plazhet”, raporton gazetarja Greta Vasku.

Situata me bregun e Adriatikut është alarmante prej disa javësh, ndërkohë ekspertët e mjedisit kanë ngritur shqetësimin se pastrimi e mbetjeve është emergjencë kombëtare, pasi pasojat që ato lënë pas janë të parikuperueshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago