“Daily Mail” ka publikuar detaje të reja nga dokumentari që flet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Britaninë e Madhe, shqiptarët dhe lidhjet e tyre me trafikantët vendas.
Në materialin e dytë të publikuar, media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për shqiptarët.
“U ulëm në një restorant në portin e njohur të Guayaquil-it pasi unë konfirmova se kuptoja rregullat bazë të tyre. Nuk duhet ta identifikojë në asnjë rrethanë, nuk duhet të publikojë asnjë foto të tij. Nëse do ta bëja një gjë të tillë, më priste vdekja e sigurt”, tregon gazetari i Daily Mail, i cili sjell më pas dëshminë e ekuadorianit, për të cilin thotë se është një anëtar i një bande vendase, Latin Kings, që punon me shqiptarët.
Gazetari tregon se asnjëherë më parë, një trafikant vendas nuk ka thyer kodin e mafies për të treguar se si funksionojnë bandat shqiptare të krimit të organizuar.
“Baronët shqiptarë të drogës paraqiten fillimisht si biznesmenë dhe investitorë, duke përdorur identitete të rreme. Ata marrin me qira shtëpi luksoze dhe kalojnë kohën e tyre në palestër e restorante të shtrenjta. Shumica prej tyre vendosen në Guayaquil, qytet i cili sipas autoriteteve amerikane, është një nga nyjet kryesore të trafikut të kokainës drejt Europës.
Me shpatullat e kërrusura dhe me një bluzë të gjerë, trafikanti nisi të tregojë më zë të ulët dhe me nxitim: “Latin Kings” kontrabandojnë drogë nga Kolumbia dhe Bolivia. Më pas, kokaina shkon përmes kontejnerëve nga Ekuadori drejt Europës dhe Britanisë. Njeriu që punon me shqiptarët është Carlos El Diablo. Njerëzit që punojnë në port, paguhen nga bandat kriminale. Ata që janë përgjegjës për vulosjen e kontejnerëve janë shënjestër e ryshfeteve. Po ashtu edhe personeli që është përgjegjës për kamerat.
Carlos punon me shqiptarët që jetojnë në Guayaquil. Ata janë përgjegjës për mallin dhe vlerën e kokainës. Shqiptarët japin paradhënie për dërgesat e kokainës, e cila zakonisht është gjysma që paguhet për ngarkesën. Shqiptarët nuk pëlqejnë t’i përshëndesësh kur në nuk janë në punë. Një herë, një shqiptar më tha: Nëse do të më shihni pas këtij takimi, nuk njihemi. As mos më shiko fare”.
Më tej, gazetari i Daily Mail, duke iu referuar zyrtarëve të Doganës së Ekuadorit, tregon mënyrën që përdorin trafikantët në porte.
“Ata marrin drejtimin e një kompanie. E krijojnë nga fillimi ose blejnë një ekzistuese, të cilën e përdorin për të fshehur kokainën përpara transportit. Metoda tjetër njihet si “rip on/rip off”. Me anë të kësaj metode, hapin kontejnerët me ngarkesa të ligjshme dhe fshehin aty kokainën. Më tej, ata përdorin vula të klonuara të doganës. Sapo kontejnerët mbërrijnë në Europë, kokaina merret nga bandat e tjera. Shumica e kontejnerëve që largohen nga Guayaquil me kokaina, mbërrijnë në Antwerp në Belgjikë ose Roterdam në Holandë, ku edhe aty thuhet se personeli doganor është i korruptuar”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…