POLITIKE

“Po e përdorin Ukrainën kundër nesh,” Vuçiç i alarmuar: Serbia po sulmohet, duan luftë dhe të futet në NATO

Aleksandër Vuçiç ka kaluar në paranojë të plotë. Presidenti i Serbisë, gjatë një konference në Beograd, prezantoi atë që e konsideroi një plan të mirëfilltë për sulm kundër vendit të tij.

Duke marrë rolin e një profesori, Vuçiç pretendoi pa fakte se vendet e rajonit po përpiqen të përdorin konfliktin në Ukrainë për një agresion përfundimtar ndaj Serbisë.

Pika e parë e planit të supozuar është “gjymtimi moral i Serbisë” që ka të bëjë me dënimin historik të krimeve dhe akuzat që Beogradi është vegël e Rusisë dhe po kërkon luftë.

Pika e dytë ka të bëjë me dobësimin ekonomik, përmes ngadalësimit të integrimeve europiane.

Vuçiç pretendon se pika e radhës është agresioni mediatik dhe hapi i katërt ka të bëjë me një dëshirë të përbashkët mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për konflikt, që në fund sipas tij, të ndërhyjë NATO dhe të sjellë fundin e Serbisë.

“Vetëm një Serbi e poshtëruar, e shkatërruar ekonomikisht dhe e rrënuar, e fragmentuar politikisht, me territore të ndara, të vjedhura, mund të jenë një Serbi e mirëpritur. Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë mund të dëgjonit se Serbia po përgatitet për konflikte të reja luftarake, se po armatoset dhe se është vetëm çështje kohe kur presidenti rus Putin do t’i japë një urdhër zëvendësit të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, për të vepruar.”

Këtë deklaratë e bëri në reagim ndaj kryetarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, i cili në ditën përkujtimore të Srebrenicës akuzoi Beogradin se po cënon sigurinë rajonale me projektet e Serbisë së Madhe.

Vuçiç akuzon faktorin ndërkombëtar se po kërkojnë ta shndërrojnë Kosovën nga një rast i paligjshëm në diçka të ligjshme, siç pretendon ai, për interesat e tyre.

“Duan vetëm që situata në Kosovë të rivalidohet nga e paligjshme në legale, në mënyrë që të fajësojnë rusët për atë që po bëjnë sot”, nënvizoi presidenti serb.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago