Personalitete globale, manjatë dhe politikanë po zbarkojnë në kryeqytetin financiar të Indisë për dasmën e shumëpërfolur të Anand Ambani, të birit të njeriut më të pasur të Azisë, Mukesh Ambani.
29-vjeçari Anand Ambani, po lidh kurorë me partneren e tij prej vitesh Radhika Merchant në atë që shumë e kanë quajtur dasma e vitit në Qendrën e Konventave Botërore Jio, në pronësi të familjes në Mumbai.
Festimet katërditore të dasmës filluan me një ceremoni tradicionale hindu të premten, e ndjekur nga një pritje madhështore që do të zgjasë gjatë gjithë fundjavës.
Lista e të ftuarve përfshin ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, CEO i Saudi Aramco Amin Nasser, Adele, Lana Del Rey, Drake dhe David Beckham, sipas mediave lokale.
Familja Ambani nuk e ka konfirmuar listën e të ftuarve.
Babai i dhëndrit, Mukesh Ambani, 66 vjeç, është njeriu i nëntë më i pasur në botë me një pasuri prej 116 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Ai është gjithashtu njeriu më i pasur në Azi.
Reliance Industries është një konglomerat i madh me të ardhura vjetore mbi 100 miliardë dollarë. Bizneset e saj përfshijnë energji, petrokimike, gaz natyror, shitje me pakicë, argëtim, telekomunikacion, media dhe tekstile. Djali i Ambanit , Anand, mbikëqyr zgjerimin e grupit në burime të rinovueshme dhe energji të gjelbër.
Ai gjithashtu drejton një qendër shpëtimi kafshësh prej 3 000 hektarësh në Jamnagar, shteti Gujarat, vendlindja e familjes.
Sipas Associated Press, familja Ambani zotëron, mes pasurive të tjera, një kompleks familjar 27-katësh në Mumbai me vlerë 1 miliard dollarë. Ndërtesa përfshin tre helipadat, një garazh me 160 makina dhe një kinema private.
Nusja, Radhika Merchant, 29 vjeçe, është vajza e manjatit farmaceutik Viren Merchant dhe njëkohësisht shefja e marketingut të kompanisë së tij, Encore Healthcare, sipas Vogue.
Në mars, ata organizuan një festë tre-ditore me 1200 të ftuar, duke përfshirë ish-liderë botërorë, manjatë të teknologjisë dhe paraqitje nga Rihanna dhe Akon. Në këtë event morën pjesë edhe miliarderët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Bill Gates.
Festimet për dasmën e vitit kanë nisur që shtatë muaj më parë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…