Një aksident ka ndodhur në qendër të Shëngjinit. Gazetari Gjergji Figuri raporton se mjeti tip furgon ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.
I vogli rreth 6vjeç është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtim mjekësor. Mësohet se gjendja e tij është e rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.