I riu nga Bangladeshi po luante me shokët e tij në qytetin port të Chittagong më 11 Janar, kur u fsheh brenda kontejnerit dhe e zuri gjumi.
Sipas asaj që shkruan amerikanja New York Times, kontejneri u nis drejt Malajzisë, aty ku 15-vjeçari u zbulua 6 ditë më vonë, më 17 Janar.
Zyrtarët thanë se kur u gjet, i riu kishte ethe dhe shenja të dukshme dobësie nga mosngënia e mospirja. Ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor.