Arieta Spahiu, gruaja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që ndodhet tash e një muaj në paraburgim në Serbi, ka reaguar përmes një letre publike, ku kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet e Kosovës, si dhe reagim nga faktori ndërkombëtar.
Në letrën e saj, ajo thotë se është në gjendje të rëndë emocionale dhe e zhgënjyer thellë me mungesën e reagimit institucional.
Ajo pohon se ka kontaktuar të gjitha instancat shtetërore, nga presidenca e deri te ministritë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, transmeton Klankosova.tv.
“Kam dërguar letra, kërkesa, lutje – në presidencë, në kryeministri, në ministri, në çdo institucion që ekziston. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Jo një telefonatë. Jo një interesim. Heshtje totale. Si mund të jetë kjo mënyra se si një shtet i trajton njerëzit e tij?”, ka theksuar ajo.
Arieta thotë se është duke u përballur e vetme me një barrë të madhe, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare që të mos e lënë në heshtje këtë rast, për të cilin ajo insiston se është i padrejtë.
“Çdo derë më është mbyllur. Nuk po ndjehem më si pjesë e këtij shteti. Po përpiqem të mbroj të drejtën e një njeriu që besoi në shtetin e tij, dhe tani është lënë vetëm shton ajo.
Në fund të letrës, Arieta i bën një thirrje të fuqishme institucioneve që të mos heshtin më, duke e përmbyllur me fjalët: “Ju lutem, mos e injoroni zërin tim. Reagoni, sa nuk është vonë”.
Ish-polici, Arbnor Spahiu ndodhet në paraburgim në Suboticë, Vojvodinë- Serbi, tashmë qe një muaj nga arrestimi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…