“Po luftojmë kundër NATO-s, jo vetëm ndaj Ukrainës”/ Shefja e propagandës së Putinit gjen justifikim për disfatën ruse

Rusia që në fillim të luftës, është bërë e njohur për përdorimin e propagandës, në mënyrë që të fshehë humbjet dhe mos sukseset në përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës.

Margarita Simonyan, kryeredaktore e RT, media shtetërore ruse e kontrolluar nga Kremlini, dhe njëkohësisht një nga propagandueset më të mëdha në mbështetje të Vladimir Putinit, është vënë në vështirësi teksa u pyet se përse nuk e ka fituar ende luftën Rusia.

Përgjigja e saj ishte agresive dhe e bëri personin që bëri pyetjen të tërhiqej menjëherë.

Simonyan, për herë të parë e quajtur luftë atë që po ndodh në Ukrainë, dhe jo operacion special, si i ishte referua Moska deri tani sulmit ndaj Kievit.

Ajo fajësoi NATO-N, për prishjen e planit të Rusisë, ndërsa është shprehur se Moska është duke luftuar kundër aleancës ushtarake të NATO-s e jo vetëm Ukrainës, raportoi Express.co.uk.

“Ne po luftojmë një armik të madh dhe të armatosur. Ndoshta nuk është aq e thjeshtë për Rusinë të luftojë të gjithë NATO-n atje. Ne duhet të ndihmojmë ushtrinë tonë dhe komandantin tonë të përgjithshëm për të fituar, në vend që të ankohemi se ata ende nuk kanë fituar në filan ditë. Para së gjithash, Ukraina është Ukrainë. Nuk është si Gjeorgjia në vitin 2008. Por gjithashtu, nuk është vetëm Ukraina, është NATO. Është e gjithë fuqia e tyre që po përdoret kundër nesh tani.

Të gjitha armët e tyre, të gjitha pajisjet e tyre, të gjithë mercenarët e tyre. Satelitët e tyre po vëzhgojnë çdo lëvizje tonë, madje edhe duke regjistruar çdo teshtitje tonën! Dhe ne jemi në luftë kundër gjithë kësaj. Kjo është një provë për ne. Kjo nuk ngjason me asgjë tjetër që na është dashur të përballemi deri tani”, është shprehur Simonyan.