LAJME

Reagon At Nikolla Xhufka: Nuk tërhiqem nga kisha e Fan Nolit! Këto “montazhe” nuk më bëjnë përshtypje fare

Prifti ortodoks nga Elbasani, At Nikolla Xhufka ka dalë së fundmi me një deklaratë lidhur me përfshirjen e tij në skandalin e trajtuar nga emisioni “Piranjat”.

Të gjitha materialet e transmetuara, prifti i ka cilësuar si ‘montazhë’.

“Unë At Nikolla Xhufka nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem nga rruga për ngritjen dhe forcimin e kishës ortodokse kombëtare shqiptare. Këto lloj montazhesh nuk më bëjnë përshtypje fare.” u shpreh Xhufka.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

“Nuk tërhiqem nga kisha e Fan Nolit. Nuk kam për të paguar lekë. Qentë le të lehin karvani të ecë përpara.” përfundon Xhufka.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” prifti At Nikolla Xhufka, nga Elbasani, u shfaq teksa flirtonte me një mashkull në biseda virtuale dhe live duke shkuar dhe në kërkesë për raport intim. Ajo që mori vëmendjen ishte hipokrizia e priftit, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

28 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago