Në prag të afatit të së shtunës, radha arriti në 80 km, ku shumë prej kamionëve ishin në pritje prej 33 orësh.
BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte të hyjnë ose të qëndrojnë në bllok. Ky veprim është pjesë e sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.
Pamjet me dron të regjistruara nga agjencia e lajmeve Reuters treguan radhë të gjata tw automjeteve që mbetën të bllokuara me afrimin e afatit të mesnatës. Edhe disa orë pasi kaloi afati, koha e pritjes ishte shkurtuar në 12 orë, tha BBC, me numrin e kamionëve në dy pika kufitare që arrinte midis 230-400 automjete.
Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me mijëra kamionë të tjerë nga dy vendet të mbetur në zonën e BE, thuhet se një mundësi është se ato mund të sekuestrohen nga autoritetet kombëtare.
BE dhe shumë vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ndëshkuese kundër Rusisë dhe aleatit të saj kryesor, Bjellorusisë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…